QYTETARI DIGJITAL | Punëtoria e tretë e projektit “Qytetari Digjital”
Gjatë javës që shkoi u mbajt punëtoria për bibliotekarët e biblotekave në Kosovë në kuadër të projektit “Qytetari Digjital”.
Kjo punëtori, e treta më rradhë ka mësuar biblotekarët si të përdorin paisjet Boson Kit dhe Microbit.
Synimi i këtij projekti është të rrisë kompetencat dhe njohuritë digjitale të shoqërisë në shtetet që ky projekt po implementohet.
Ky synim arrihet përmes bibliotekave publike,duke i fuqizuar ato që të bëhen qendra digjitale të inovacionit dhe kështu të bëhen me teknologji moderne dhe më të qasshme për të gjithë.