“Qendra e Inovacionit Gracanica” do të përfaqësoj Kosovën në Garën Botërore të Robotikës 2019 në Guangzhou, Kinë.
BONEVET ka kënaqësinë të ju njoftoj, që fëmijët nga “Qendra e Inovacionit Gracanica” në Graçanicë, të cilët kanë përfaqësuar Kosovën në Garën Regjionale të Robotikës në Zagreb, në tetor 2019, janë kualifikuar për Garën Robotike Botërore në Kinë, që do të mbahet në fund të muajit nëntor, 2019.
Në emër të stafit të KML-së dhe BONEVET-it, ne përgëzojmë ekipën nga Graçanica për këtë arritje të madhe dhe i urojmë fat në garën e ardhshme në Kinë. Ne gjithashtu dëshirojmë të shfrytëzojmë mundësinë, të përgëzojmë të gjithë fëmijët e shkollave, prindërit, stafin, mentorët dhe vullnetarët, të cilët punuan shumë gjatë gjithë vitit, duke mundësuar kështu që Kosova të marrë pjesë në gara kaq të rëndësishme.
Për të përmbledhur të gjithë rrugëtimin e ekipës nga Graçanica, ne kemi realizuar një intervistë me Milan Stojanovic – mentor i ekipit “Qendra e Inovacionit Gracanica”.
Intervistuesi: Si keni vendosur të bëheni pjesë e Garës së Robotikës KML – Open?
Milan: Ne jemi një grup i vogël i krijuesve të rinjë nga Graçanica. Vitin e kaluar ne vizituam hapësirën stimuluese të BONEVET në Prishtinë, dhe stafi i tyre na ftuan të bëhemi pjesë e pilot projektit të Garës Robotike në Kosovë. Ne pranuam ftesën dhe u bëmë pjesë e kësaj gare.
Intervistuesi: Përshkruani rrugëtimin tuaj prej raundit të parë të Garës Robotike në Kosovë deri te ajo Regjionale në Kroaci.
Milan: Në fillim ishte sfiduese, pasi nuk ishim të pajisur sa duhet në anën teknike në Graçanicë. Prandaj, ne duhet të dërgonim fëmijët në BONEVET dhe të shfrytëzonim ambientin e tyre për trajnime. Gjatë rrugës, përkushtimi dhe këmbëngulja e fëmijëve dhe mentorëve, arriti një rezultat të mirë. Pas çdo raundi, ishte më e lehtë për ne dhe fëmijët bëheshin më të mirë në programim. Puna e pa-lodhshme e ekipës u shpërblye me vendin e dytë në finalen e KML-së.
Intervistuesi: Ju lutem ndani me ne, procesin e përgatitjes për Garën Regjionale në Kroaci?
Milan: Për shkak të vonesës së paisjeve, ne kishim vetëm pak ditë të përgatiteshim fëmijët për Garën Regjionale në Kroaci. Me leje të prindërve, ne punuam në orë ekstra, çdo ditë, dhe fëmijët kompensuan kohën e humbur.
Intervistuesi: A mund të ndani me ne eksperiencën tuaj në Kroaci gjatë Garës Regjionale?
Milan: Pas arritjes në airoport, ne bëmë një turne në qytetin e Zagrebit, në muzeun e Nikola Tesla dhe vizituam pamje të tjera. Ditën tjetër, gara e MAKEX na priste. Ishte eksperiencë e jashtëzakonshme për mua dhe për nxënësit. Ishte hera e parë për ne që bëheshim pjesë e një gare të tillë.
Intervistuesi: Në emër të KML-së, ne i urojmë ekipës nga Graçanica, udhëtim të sigurt dhe të suksesshëm në Garën Botërore të Robotikës në Guangzhou, Kinë.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, falenderimi jonë shkon për donatorët dhe sponsorët e garës, pa të cilët suksesi i kësaj gare do të ishte i pamundur.