NJOFTIM MBI NDRYSHIMET E AKTIVITETEVE NË KUADËR TË KOSOVA MAKERS LEAGUE PËR VITIN SHKOLLOR 2019/20
Marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin publik nga COVID-19 (Coronavirus), pezullimin e procesit mësimor nga Ministria e Arsimit, Shkencës & Teknologjisë – MASHT dhe masave mbrojtëse të përcaktuara për të parandaluar shpërndarjen e virusit, ju njoftojmë për ndryshimet e afateve kohore në lidhje me aktivitetet dhe projektet të KOSOVA MAKERS LEAGUE.
KOSOVA MAKERS LEAGUE – OPEN
Ne kemi pezulluar aktivitetet e KML OPEN – Gara e Robotikës deri në një afat të pacaktuar.
Në periudhë dy javore, KML në bashkëpunim me bordin e Fondacionit BONEVET dhe partnerin strategjik IRIM në Kroaci, do të dalë me një njoftim të ri rreth afateve kohore lidhur me raundet e garës, konkretisht për raundin e tretë (3), katërt (4) dhe organizimin e raundit fizik – finalës së madhe.
Pjesëmarrja e ekipit fitues të KML OPEN në Garat Regjionale të Robotikës në Zagreb, Kroaci – MakeX Croatian OPEN 2020 varet nga partneri ynë në Kroaci. Deri tani ata kanë shqyrtuar mundësitë për organizimin e garës në Tetor të 2020, dhe kanë njoftuar që të gjitha informacionet e nevojshme për pjesëmarrësit e garës do i ofrojnë në kohë.
Pjesëmarrja në Garat Botërore të Robotikës në Guangzhou, Kinë – MakeX 2020 nuk do të organizohet për këtë vit. Edhe pse ekipi finalist nga KML OPEN nuk do të mund të marrë pjesë në MakeX 2020, shpërblimi për finalistët nuk do të mungojë as këtë vit dhe do të mundohemi maksimalisht që ti shpërblejmë ekipet me cmime të një natyre të ngjajshme sikur sezonen e kaluar.
KOSOVA MAKERS LEAGUE do të zgjedh një shpërblim tjetër për finalistët e garës, qoftë duke ofruar materiale shkollore apo pajsje tjera teknologjike ku do të mund të përfitojë e gjithë shkolla, qoftë duke organizuar një vizitë në ndonjë panair edukativ jashtë vendit për fëmijët nga ekipi finalist. Vendimi për shpërblimin do të mirret konform kohës dhe situatës gjatë muajve ne vijim.
KOSOVA MAKERS LEAGUE – SFIDA KREATIVE
Pasi që në projektin SFIDA KREATIVE – Gara e Teknologjisë përfshihen ekipet nga shkollat e mesme të Kosovës, aktivitetet janë paraparë të realizohen deri në fund të muajit Maj. Megjithatë të gjitha aktivitetet janë pezulluar nga 13 Mars 2020.
Sipas kalendarit shkollor të MASHT, procesi mësimor për shkollat e mesme përfundon në fillim të muajit Qershor, prandaj të gjitha aktivitetet në kuadër të SFIDA KREATIVE – Gara e Teknologjisë do të lëvizin për në Shtator 2020 – Mars 2021.
QYTETARI DIGJITAL 2.0
Në projektin Qytetari Digjital 2.0 është paraparë që të gjitha punëtoritë edukative me biblotekat e përfshira në projekt te realizohen në mes të muajit Maj.
Megjithatë, ne kemi planifikuar një ndryshim. Punëtoritë edukative për biblotekat publike do të vazhdohen gjatë verës në hapësirat e BONEVET, pasi që ti kthehemi normalitetit dhe punës në zyrë.
Deri në njoftimin e rradhës ju ftojmë të qëndroni në shtëpi dhe respektoni masat parandaluese në mënyrë që bashkërisht të ruajmë shëndetin publik.
Ju falënderojmë për mirëkuptim,
KOSOVA MAKERS LEAGUE