Biblioteka “Azem Shkreli – Pejë” në kuadër të projektit “Qytetari Digjital 2.0”
Dhjetë biblioteka pjesëmarrëse në kuadër të projektit “Qytetari Digjital 2.0” po vazhdojnë implementimin e akitiviteteve me ndihmën e pajisijeve micro:bit, BOSON kit dhe 3D printerë, pajisje këto të cilat janë në dispozicion për fëmijë, të rinjë dhe qytetarë të tjerë të komuniteteve në nëntë komuna për t’i zhvilluar kompetencat e tyre digjitale.
Biblioteka publike në Pejë “Azem Shkreli” në bashkëpunim më shkollën e mesme të lartë “Odise Paskali” ka zhvilluar trajnime javore për nxënënësit e kësaj shkollës në përdorimin e pajisjeve micro:bit dhe BOSON kit i cili ngjalli kurreshtje dhe motiv për vazhdimin e trajnimeve.
Si vazhdimësi e kësaj, biblioteka deri në muajin qershor planifikon të mbajë punëtori për micro:bit me shkollat fillore “Odise Paskali” dhe “Lidhja e Prizrenit” si dhe punëtori për “Dizajn Grafik” për të gjithë të interesuarit në ambientet e bibliotekës.
Shkolla e mesme ”Odise Paskalli” | 11.02.2021 – 18.06.2021 | Micro:bit | 5 muaj | 16:00 – 18:00 | Për çdo javë ditën e enjtë |
Biblioteka “Azem Shkreli” | 11.02.2021 – 18.06.2021 | Dizajn grafik | 4 muaj | 16:00 – 18:00 | Për çdo javë ditën e premte |
Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” | 06.04.2021 – 18.06.2021 | Micro:bit | 3 muaj | 10:00 – 15:00 | Për çdo javë ditën e mërkurë |
Si pjesëmarrëse aktive në kuadër të projektit “Qytetari Digjital”, biblioteka “Azem Shkreli” ka qenë edhe përfituese e shpërblimit 3D Printer, i cili po shfrytëzohet nga studentët e fakulteteve të ndryshme të nivelit bachelor dhe master për punimet e tyre universitare.
Në periudhën janar – mars, përfitues të aktiviteve të zhvilluara nga biblitoteka e Pejës ishin 97 pjesëmarrës nga grupmosha 15 – 23 vjeç, numër i cili planifikohet të rritet përgjatë periudhës prill- qershor deri në përfundim të implementimit të projektit.
Nxënësit dhe studentët e interesuar nga komuna e Pejës të grupmoshave të ndryshme që kanë interesim të njihen me pajisjet teknologjike (micro:bit, Boson kit dhe 3D Printer) mund të aplikojnë në: bibliotekapeje@gmail.com