Mbahet punëtoria për shpërndarjen e printerëve 3D
Me datë 11 Shkurt është mbajtur punëtoria për pesë bibliotekat pjesëmarrëse në kuadër të projektit “Qytetari Digjital” për shpërndarjen e printerëve 3D. Bibliotekat që kanë fituar 3D printer janë:
- Biblioteka “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë;
- Biblioteka “Azem Shkreli” – Pejë;
- Biblioteka ndërkomunale – Prizren;
- Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” – Ferizaj;
- Biblioteka komunale – Viti.
Bibliotekistët gjatë trajnimit patën mundësinë që të marrin njohuri për 3D printim dhe dizajnim, si dhe u pajtuan për vazhdimin e projektit “Qytetari Digjital”. Tani shfrytëzuesit e bibliotekave do të kenë mundësi shtesë që idetë e tyre innovative për projekte teknologjike t’i realizojnë përmes shfrytëzimit të printerëve 3D në komunitetin e tyre.