Shkolla “Mileniumi i tretë” fiton raundin 2 të KML Open
Ekipi i ciklit 1-5 dhe ekipi i ciklit 6-9 nga Shkolla “Mileniumi i tretë” kanë fituar raundin 2 të KML Open pas një gare tepër të ngushtë me shkollat tjera pjesëmarrëse. Me këtë rast BONEVET ka organizuar klasa një ditore për këto dy ekipe si shpërblim për punën dhe angazhimin e bërë gjatë raundit 2. Tetë fëmijë nga këto dy ekipe kanë marrë njohuri shtesë në klasët “littlebits” dhe “Lego”.