KML Scratch Explorers ka qenë platforma e aktiviteteve virtuale të organizuara pëgjatë muajve maj & qershor 2020 në kohën e pandemisë.
Qëllim i aktiviteteve në KML Scratch Explorers ka qenë i formatit edukues dhe argëtues. Fëmijët përgjatë dy muajve, duke koduar me gjuhën programuese Scratch, kanë pasur mundësi të krijojnë dhe ndajnë projektet e tyre, të tilla si storie të animuara, lojëra interaktive dhe lojëra të ndryshme
Përgjatë procesit të krijimit të projekteve të tyre, fëmijët kanë zhvilluar aftësi për të realizuar një ide të tyre nga fillimi deri në fund, kanë pasur mundësi të zhvillojnë të menduarit kritik, kreativitetin e tyre, komunikimin, shkathtësitë e bashkëpunimit dhe zgjedhjes së problemeve.
Përderisa Scratch është një gjuhë programimi viuzele, përdorimi i blloqeve të kodimit ju ka mundësuar fëmijëve të imagjinojnë, kriojnë dhe ndajnë një larmi të mahnitshme projektesh.
Statistikat
Në aktivitetet e KML Scratch Explorers janë përfshirë fëmijë të grupmoshave të ndryshme (7-15 vjeç), të cilëve në tetë javët e muajit maj&qershor u janë prezentuar tema të ndryshme, në të cilët fëmijët kanë kanë krijuar projektet e tyre dhe kanë ndjekur kuizet javore.
Vlenë të theksohet se tri projektet më të mira javore të zgjedhura përmes votimit nga fëmijët për fëmijët janë shpërblyer me nga një libër nga Kosova Makers League, libra këto me përmbajtje dhe koncentrim të veçantë në fushën e kodimit dhe gjuhët programuese.
PROJEKTET E FËMIJËVE NDËR JAVË
Java 1: Udhëtimi në hapësirë
Java 2: Roboti im imagjinar
Java 3: Mbrojtja e mjedisit
Java 4: Filmi im i preferuar
Java 5&6: Kafshët, Ferma dhe Dinosaurët
Java 7&8: Temë e lirë
Llojllojshmëria e ideve të tyre, dhe përzdhedhja e çështjeve të trajtuara me plot kreativitet nga fëmijët në këto dy javë e fundit ishin edhe pika përmbyllëse e një eksperince mjaft eksploruese, tejet argëtuese dhe e paharrueshme për të gjithë neve që ishim pjesë e saj.