KML Scratch Explorers në dy javët e kaluara

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Kosova Makers League u detyrua që cdo aktivitet t’a pezullojë për një afat të pacaktuar. Gara robotike KML Open nuk pati mundësinë që të vazhdoj rrjedhën e saj. Kështu, ne krijuam një koncept të ri të aktivteteve të cilin e quajtëm KML Scratch Explorers në të cilin fëmijët mund të marrin pjesë nga shtëpitë e tyre, online.

KML Scratch Explorers mbledhë të gjithë nxënësit pjesëmarrës të garës robotike KML Open. Nxënësit kanë mundësinë të eksplorojnë më shumë gjuhën programuese Scratch, e cila është njëkohësisht gjuha që ata përdorin edhe në garën robtike me mBot-ët e tyre.

Aktivitetet e KML Scratch Explorers do të zgjasin gjatë tërë muajit maj, ku një temë zgjatë një javë. Gjatë asaj jave, nxënësit fillimisht prezantohen me temën dhe shohin udhëzimet dhe shembuj se si duhet të kodohet loja apo animacioni që ata zgjedhin të bëjnë. Përderisa nxënësit argëtohen duke koduar në Scratch, ata poashtu përmes këtij aktiviteti përfitojnë edhe gjëra të tjera si hulumtimi i temave të ndryshme, komunikimi në grup me nxënës të tjerë të shkollave të ndryshme të Kosovës, gara me njëri-tjetrin, të përgjigjen nëpër kuize etj.

Fëmijët kanë të drejtë të votojnë punimin më të mirë. 3 vendet e para më të votuara të fitojnë nga një shpërblim nga Kosova Makers League. Ndërsa, për të gjitha 10 videot e para bëhet një kombinim i punimeve dhe ato shpërndahen në rrjetet sociale të Kosova Makers League.
Temat deri më tani kanë qenë: “Udhëtimi në hapësirë”, “Roboti im imagjinar”. Ndërsa ne po vazhdojmë edhe dy javët e mbetura të majit me temat: “Mbrojtja e ambientit”, “Filmi im i preferuar”.

Jemi mëse të kënaqur që në KML Scratch Explorers janë inkuadruar rreth 180 anëtarë ku prej tyre rreth 130 janë nxënës, ndërsa të tjerët janë prindër dhe mentorë. Arsyeja pse kemi inkuadruar edhe prindër dhe mentorë është që mbështesin fëmijët dhe nxënësit e tyre dhe të shohin punën që ata po bëjnë.  Në dy javët e para kemi pranuar rreth 80 punime.
Për të parë këto punime, klikoni këtu:
https://www.kosovamakers.net/scratch-explorers/