KML Scratch Explorers do të vazhdojë edhe përgjatë muajit qershor
Është mbyllur me sukses edhe java e katërt e KML Scratch Explorers ku fëmijët patën mundësi të punojnë animacione ose lojëra me temën “Filmi im i preferuar”. Temat me të cilat ata kishin mundësi të shfaqnin aftësitë dhe kreativitetin e tyre gjatë katër javëve ishin: “Udhëtimi në hapësirë”, “Roboti im imagjinar”, “Mbrojtja e Ambientit”, “Filmi im i preferuar”.
Numrin total të anëtarëve në grupin e anëtarëve në Facebook kanë qenë 190 anëtarë, prej tyre rreth 130 femije, ndërsa pjesa tjetër janë prindër dhe mësimdhënës. Të gjithë këta nxënës kanë qenë të angazhuar në aktivitetet e KML Scratch Explorers duke koduar lojera, animacione, storie interaktive me gjuhen programuese Scratch, duke marre pjesë në kuize të ndryshme javore, duke ndarë projektet e tyre me shokët dhe shoqet e grupit, si dhe duke u miqësuar me njëri tjetrin.
KML gjatë katër javëve ka pranuar 124 punime të realizuara duke koduar me Scratch nga 54 nxënës. Këta 54 nxënës përfaqësuan 21 shkolla fillore nga 10 komuna të ndryshme të Kosovës, ku 32 prej tyre ishin djem, ndersa 22 vajza. Punimet janë votuar çdo javë nga vetë nxënësit, prindërit, dhe mentorët, dhe në fund të çdo jave janë shpallur 3 fiues të cilët janë shpërblyer nga ne me nga një libër.
Për t’i parë të gjitha punimet klikoni këtu: https://www.kosovamakers.net/scratch-explorers/
KML Scratch Explorers për muajin maj përfundoi aktivtetet e planifikuara. Megjithatë, duke parë punën e fëmijëve, kemi vendosur që këtë koncept të aktivteteve ta zgjasim edhe gjatë muajit qershor. Në bashkëpunim me rekomandimet e fëmijëve, pjesëtarë të KML Scratch Explorers, kemi vendosur që rrjedha e aktiveteve të vazhdojë në një rrjedhë më të gjerë kohore. Pra, në vend se fëmëijët të kenë nga një temë për cdo javë, ata do të kenë disa tema, do zgjedhin vetë temën e cila ju pëlqen, dhe do punojnë në të për dy javë. Temat do të jenë nga më të ndryshmet, gjithmonë duke pasur mundësinë të mësojnë nga to, dhe njëkohësisht të argëtohen duke punuar në projektet e tyre. Në mes të javës, do vazhdojmë përsëri edhe me kuizet të cilat do testojnë njohuritë e fëmijëve në temën përkatëse.
Shpërblimet poashtu nuk do të mungojnë, puna më e votuar do të shpërblehet nga Kosova Makers League.