Fondacioni BONEVET dhe KOSOVA MAKERS LEAGUE kanë dhuruar 40 laptopë për bibliotekat publike të Kosovës
Kosova Makers League me përkrahjen e Fondacionit BONEVET, në një ekspeditë katër ditore ka pajisur me nga katër laptopë dhjetë bibloteka publike të Kosovës në kuadër të projektit “Qytetari Digjital 2.0”.
Ky projekt është nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe është i mbështetur nga Google. Në vitin 2019, ka filluar implementimin edhe në Kosovë duke përfshirë 10 biblioteka publike pjesëmarrëse nga 9 komuna të Kosovës: Gjilan, Prizren, Viti, Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Shtime dhe Skënderaj.
Përmes këtij projekti, Kosova Makers League ka shpërndarë tek bibliotekat edhe pajisje të tjera si micro:bit, BOSON kit dhe 3D printerë, pajisje këto të cilat janë në dispozicion për fëmijë, të rinjë dhe qytetarë të tjerë të komuniteteve në këto komuna për ti zhvilluar kompetencat e tyre digjitale.
KOSOVA MAKERS LEAGUE aspiron që një ditë bibliotekat publike në Kosovë të shndërrohen në hapësira krijuese që mundësojnë zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë.