FILLON RAUNDI I PARË NË KUADËR TË PROJEKTIT SFIDA KREATIVE

Me 15 Dhjetor, Kosova Makers League ka filluar raundin e parë në kuadër të projektit “Sfida Kreative” ose ndryshe i titullar si projekti ”Frymo” i cili implementohet nga Fondacioni BONEVET dhe mbështetet nga Millenium Foundation Kosova.  Ky projekt ka qëllim gërshetimin e edukimit, teknologjisë, inovacionit dhe ngritjes së vetëdijesimit mbi cilësinë e ajrit në vend. 

Në këtë raund të garës, nxënësit e 42 ekipeve pjesëmarrëse nga më shumë se 30 shkollave të mesme, do të hulumtojnë, mbledhin të dhëna mbi njërën nga 10 temat e përzgjedhurat në lidhshmëri me “Cilësinë e ajrit”.

Në këtë projekt, nxënësit do të realizojnë dëtyrën e caktuar me përdorimin e pajisjeve teknologjike Arduino Kit dhe IoT Kit të cilat janë shprendarë nga Kosova Makers League me 9 Dhjetor për ekipet pjesëmarrëse duke u informuar për përdorimin e tyre në punëtoritë e mbajtura me 12 Dhjetor. 

Zgjidhja përfundimtare e këtij projekti rezulton me lansimin e një platforme online e cila do të ofrojë të dhëna informative mbi situatën e cilësisë së ajrit nga të gjithë stacionet e ndërtuara (më shumë se 30 stacione) duke i përkthyer ato në një version edukativ të thjeshtë dhe të kuptuar nga e gjithë masa.