Pas përfundimit të ciklit të punëtorive në kuadër të projektit “Qytetari Digjital 2.0“, dhjetë biblioteka pjesëmarrëse janë përgaditur për përdorimin e pajisjeve teknologjike (micro:bit dhe Boson kit) të cilat do të shfrytëzohen për projekte të ndryshme teknologjike nga të rinjët duke i fuqizuar hapësirat e tyre të bëhen qendra digjitale të inovacionit.
Si pjesëmarrëse e këtij projekti Bibloteka Ndërkomunale e Prizrenit duke shfrytëzuar hapësirën e Këndit Amerikan, që nga muaji Janar ka hapur dyert për nxënësit që shprehin interesim të njihen me pajisjet micro:bit dhe Boson kit e më pas të i përdorin ato për realizmin e projekteve bazike e deri tek ato të avansuara. Gjithsej, pjesëmarrës në këto grupe janë 15 nxënës të grupmoshave 16- 18 vjeç.
Momentalisht tek Këndi Amerikan janë tri grupe aktive të cilat po ndjekin tri nivele të punëtorive:
Niveli i parë – krijimi i projekteve të thjeshta me micro:bit
Niveli i dytë – krijimi i projekteve të avansuara me micro:bit
Niveli i tretë – njoftimi me Boson kit dhe përdorimi i tij
Duke kuptuar rëndësinë e informimit të moshave të reja me këto pajisje teknologjike, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka filluar implementimin e cikleve prezentuese në shkollat fillore të Prizrenit duke u fokusuar tek klasat 8 dhe 9.
75 pjesëmarrësit të cilët kanë përfituar nga sesionet informative të Bibliotekës janë nga këto shkolla:
Shkolla fillore “Ibrahim Fehmiu”
Shkolla fillore “Haziz Tolaj”
Shkolla fillore “Mati Logoreci”
Shkolla fillore “Lekë Dukagjini 1“
Shkolla fillore “Nazim Buduri”
Punëtoritë në kuadër të projektit do të vazhdohen të mbahën deri në muajin Qershor dhe të gjithë të interesuarit nga komuna e Prizrenit të grupmoshave të lartëcekura që shprehin dëshirë të njihen me pajisjet teknologjike (micro:bit dhe Boson kit) mund të paraqiten tek Këndi Amerikan.