Përfundon me sukses raundi i dytë në Garën e Robotikës
Ka përfunduar me sukses raundi i dytë në kuadër të Garës së Robotikës e cila nisi sezonën e re 2020/21 me temën: “Udhëtimi në hapsirë dhe kthimi i robotëve në tokë”. Publikimi i raundit të dytë u bë me 22 Janar për të përfunduar me 12 Shkurt, 2021.
Në këtë raund nxënësit patën mundësi ta vazhdojnë ekspeditën e tyre në hapësirë përmes vënjës në lëvizje të robotave edukativ mBot të programuar në gjuhën programuese Scrach dhe duke përdorur aplikacionin mBlock.
Raundi u dorëzua nga 62 ekipe pjesëmarrëse nga të cilat 11 ekipe ishin nga cikli klasor (1-5) kurse 51 ekipe nga cikli klasor (6-9). Në total, 41 shkolla fillore ishin pjesëmarrëse të këtij raundi me mbi 248 nxënës.
Fitues për raundin e dytë në Garën e Robotikës nga ciklin (1-5) u shpall “Mileniumi i Tretë” nga komuna e Prishtinës kurse nga ciklin (6-9) vendin e zuri “Lasgush Poradeci” nga komuna e Shtimes.