PËRMBYLLET ME SUKSES EDICIONI I TRETË I GARËS ROBOTIKE 2020/21
KOSOVA MAKERS LEAGUE përmbyllë me sukses edicionin e tretë të Garës Robotikës për vitin akademik shkollor 2020/21, i cili u zhvillua përgjatë katër (4) raundeve.
Për të vazhduar misionin e nisur në edicionin e kaluar, ku nxënësit kanë zbritur robotët e tyre në një planet të panjohur të cilin më pas e eksploruan, këtë vit gara u zhvillua mbi temën “Udhëtimi i robotëve në hapësirë dhe kthimi i tyre në tokë”.
86 ekipe me 450 nxënës dhe mbi 70 mentorë nga 20 komuna të ndryshme të Kosovës kanë udhëtuar përgjatë muajve nëntor – maj me robotët e tyre duke përfunduar udhëtimin e tyre me kthimin e sigurt të robotëve në tokë.
Gjuha programuese të cilin përdorin nxënësit për të programuar robotët e tyre është Scratch.
Scratch ju mundëson fëmijëve të zhvillojnë shkathësitë e tyre teknike dhe të buta, të menduarit logjik, inkurajon ata të implementojnë idetë e tyre dhe të zgjidhin në mënyrë kreative problemet që mund ti hasin, nxitë frymën ekipore dhe bënë eksperiencën e mësimit argëtuese dhe ngazëllyese.
Pasi që robotët kanë përfunduar udhëtimin e tyre duke arritur në tokë, raundi final është zhvilluar mbi temën “Ndërto qytetin tënd”, ku nxënësit e ekipeve pjesëmarrëse janë angazhuar të ndërtojnë qytetet e tyre duke shpreshur idetë dhe kreativitetin.
Qyteti i ndërtuar nga ekipi i OJQ “SOS Fshatrat”.
“Pjesa me interesante sipas vlerësimit të fëmijëve ka qenë raundi final i garës, ku fëmijët kanë japur ide të ndryshme lidhur me ndërtimin e qytetit. Përmes krijimtarisë së tyre, ata kanë përzgjedhur të paraqesin SOS Fshatin si një ambient të sigurt për ta” – Valentina Osmani (Mentore e ekipit nga OJQ “SOS Fshatrat”)
Rezultatet finale të Garës së Robotikës mund ti gjeni në butonet më poshtë.
Fitues të edicionit të tretë të KML OPEN nga cikli i klasave 1-5 është shkolla fillore “Mileniumi i tretë” në Prishtinë dhe fitues nga cikli i klasave 6-9 është shkolla fillore “Lasgush Poradeci” në Rashincë, Shtime.
KOSOVA MAKERS LEAGUE shfrytëzon rastin të përgëzojë të gjitha ekipet pjesëmarrëse për angazhimin e tyre aktiv, motivin dhe entuziazmin e përçuar përgjatë tëre edicionit.