Përfundon Raundi i Parë i Garës së Robotikës Kosova Makers League Open 2022/23
23.02.2023
Në Edicionin e Pestë të Garës së Robotikës KML Open 2022/23, roboti micro:Maqueen Plus do të udhëtojë nëpër botë. Misioni i robotit për këtë edicion është të shoh sa më shumë vende dhe njerëz të kulturave të ndryshme, duke arritur të mësojë kuriozitete dhe fakte interesante në lidhje me historinë dhe gjeografinë e këtyre vendeve.
Destinacioni i parë i micro:Maqueen Plus për këtë edicion ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku roboti ka filluar udhëtimin nga ura më e fotografuar në botë, “Golden Gate Bridge” në San Francisko dhe e ka përmbyllur atë në Universitetin ‘MIT’, pikërisht aty ku u zbulua gjuha programuese ‘Scratch’.
Fillimi i Garës së Robotikës KML Open 2022/23 me një sfidë që nxit imagjinatën dhe kreativitetin te nxënësit e shkollave fillore, është pritur me entuziazëm të madh nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
Për të zgjidhur me sukses sfidën, pjesëmarrësit duhej të programonin robotin që të ndiqte në mënyrë të pavarur vijën e zezë, të ndizte diodat RGB, të luante një melodi dhe të lëvizte në mënyrë të pavarur duke përdorur motorët e tij.
Harta e raundit të parë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
171 ekipe nga 131 institucione edukative të 27 komunave të Kosovës të përfundojnë me sukses sfidën për raundin e parë të garës brenda afatit të caktuar kohor.
Me një kohë të mjaftueshme nga data 18 Janar deri më 31 Janar, 853 nxënës (41% vajza dhe 59% djem) me shumë kuriozitet dhe entuziasëm kanë mësuar fakte interesante rreth disa vendeve të rëndësishme në SHBA përmes programimit të robotit micro:Maqueen Plus.
Përveç angazhimit të nxënësve, kontribut shumë të madhë kanë dhënë edhe mentorët, të cilët përmes trajnimeve të mbajtura, kanë arritur të ndajnë njohuritë e tyre me nxënësit e ekipeve. Në këtë raund kanë qenë të përfshirë 153 mentorë (54% gra dhe 46% burra).