5 VJETORI I THEMELIMIT TË KOSOVA MAKERS LEAGUE

15.02.2023

Me shumë kënaqësi po e shënojmë 5 vjetorin e KOSOVA MAKERS LEAGUE, e cila u themelua me 15 shkurt të vitit 2018 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN dhe IRIM – Croatian Makers League në BONEVET Prishtinë, si një nga projektet më të rëndësishme nën menaxhimin e Fondacionit BONEVET Prishtina. Kosova Makers League (KML) u themelua duke u bazuar në tre shtylla kryesore, që janë gjithëpërfshirja, barazia gjinore dhe barazia etnike, e të cilat vazhdojnë të jenë edhe sot pikat udhërrëfyese në të gjitha projektet tona. Për pesë vite me radhë, KML ka arritur të realizojë garat më të mëdha të robotikës dhe teknologjisë për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës dhe të arrijë digjitalizimin e bibliotekave publike në vendin tonë.

“Një robot për çdo fëmijë” është motoja jonë e cila me shumë sukses ka arritur të implementohet tash e pesë vite, duke bërë kështu shpërndarjen e mbi 3000 robotëve edukativ te nxënësit pjesëmarrës.

KML Open – gara më e madhe e robotikës për shkollat fillore; Sfida Kreative – gara e teknologjisë për shkollat e mesme; dhe Qytetari Digjital – projekti për digjitalizimin e bibliotekave të Kosovës, janë tre projektet kryesore të KML, përmes së cilave synon të krijojë një mjedis pozitiv, inovativ dhe të shëndetshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Bindja jonë që nga dita e parë ishte se përfshirja e teknologjive të reja të dizajnuara si duhet në projektet e KML, mund të zgjerojë mundësitë për të gjithë fëmijët që të eksperimentojnë, eksplorojnë dhe të shprehin mendimet dhe idetë e tyre, njëkohësisht duke u zhvilluar si mendimtarë kreativ. Sot, duke u bazuar në statistikat, rezultatet e arritura, komentet pozitive dhe historitë e suksesit, jemi shumë të lumtur që bindja jonë rezultoi e saktë.

Mbi 5000 nxënës, 600 mentorë dhe mbi 2000 qytetarë të 28 komunave të vendit tonë kanë kaluar në aktivitetet e KML, duke bërë përfshirjen e zonave rurale dhe të shumë etnive të Kosovës.

“Jemi krenarë të njoftojmë se KML është rritur me sukses dhe sot në garat tona po marrin pjesë aktivisht nxënës nga më shumë se 300 shkolla, nga gjithsej 1,000 shkolla në Kosovë. Në 5 vitet e ardhshme ne presim të përfshijmë më shumë se 700 shkolla në garat tona, ku nxënësit mësojnë të programojnë dhe komandojnë robotë përmes lojës dhe punës në grup. Ky konkurs ka dëshmuar se është rruga më e mirë drejt digjitalizimit të sistemit arsimor kosovar dhe ka ndikim të madh në digjitalizimin e shoqërisë sonë.”u shpreh Vllaznim Xhiha, bashkëthemelues i Fondacionit UNË E DU KOSOVËN dhe Fondacionit BONEVET.

Përgjatë udhëtimit ndër vite, KML ka arritur që të finalizojë shumë projekte me ngjarje të mëdha fizike. Ndër to vlen të ceken dy garat më të mëdha nacionale të robotikës të mbajtura në kryeqytetin tonë në qershor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, të cilat mblodhën me qindra entuziastë të robotikës për të garuar mes vete. Ekipet që arritën rezultatet më të mira në vitin 2019, përfaqësuan Kosovën në garat rajonale të robotikës në Kroaci dhe ekipi që performoi më mirë atje, fitoi biletën për garat botërore të robotikës duke përfaqësuar Kosovën në Guangzhou të Kinës në nëntor të vitit 2019. 

Për herë të parë, në shtator të vitit 2022, KML arriti të realizojë garat rajonale të robotikës në Prishtinë në kuadër të Edicionit të Pestë të Samitit Digjital të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ngjarje që mblodhi plot pesë shtete shënon dhe ngjarjen më madhe të realizuar nga KML në aspektin rajonal.Përveç tyre, në mars të vitit 2022, KML përmbylli me sukses projektin dyvjeçar “FRYMO”, projekt ky i realizuar nga nxënësit e shkollave të mesme, që mundëson matjen e kualitetit të ajrit në kohë reale në 22 komuna të Kosovës.

Përveç sukseseve dhe arritjeve, në këtë udhëtim KML ka hasur në shumë sfida. Një ndër sfidat më të mëdha ka qenë periudha e pandemisë, ku duhej që të gjitha projektet të pezulloheshin. Entuziasmi i ekipit tonë për të mbajtur sa më të angazhuar fëmijët në atë periudhë të vështirë për të gjithë, bëri që  KML të mobilizohej shumë shpejtë dhe të transferonte të gjitha aktivitetet e saj online. Të gjitha trajnimet, sesionet informuese dhe punëtoritë u mbajtën virtualisht, kurse të gjithë fëmijët pjesëmarrës të garës së robotikës u mbajtën aktivë përmes një projekti të ri të krijuar nga KML me emrin Scratch Explorers. 

I gjithë rrugëtimi pesëvjeçar i KML nuk do të ishte i mundur pa mbështetësit tanë të shumtë. Me këtë rast, ekipi i KML shpreh mirënjohen e thellë dhe falënderon përzemërsisht të gjithë donatorët e partnerët për mbështetjen dhe të gjithë fëmijët e mentorët për besimin.

Ekipi i KML është i frymëzuar për angazhimin e mëtutjeshëm rreth arritjes së synimeve dhe rritjes së cilësisë së edukimit në vendin tonë përmes digjitalizimit.

Kosova Makers League

5TH ANNIVERSARY OF THE FOUNDATION OF THE KOSOVA MAKERS LEAGUE

15.02.2023

KOSOVA MAKERS LEAGUE is celebrating its 5th anniversary. The organization was founded on February 15, 2018, by the UNË E DU KOSOVËN Foundation and IRIM – Croatian Makers League at BONEVET Prishtina, as one of the most significant projects under the management of the BONEVET Prishtina Foundation. KML’s founding principles of inclusiveness, gender equality, and ethnic equality continue to guide all of its projects today. Over the past five years, KML has successfully organized the largest robotics and technology competitions for primary and secondary schools in Kosovo and contributed to the digitalization of public libraries in our country.

KML’s motto is “One robot for every child” and the organization has successfully implemented this goal over the past five years by distributing over 3,000 educational robots to participating students. KML’s three main projects are KML Open, the largest robotics competition for primary schools; Creative Challenge, a technology competition for secondary schools; and Digital Citizen, a project for the digitalization of Kosovo’s libraries. KML aims to create a positive, innovative, and healthy environment for all participants through these projects. By incorporating properly designed new technologies, KML believes that it can expand opportunities for all children to experiment, explore, and express their thoughts and ideas while developing as creative thinkers. Based on statistics, achieved results, positive comments, and success stories, KML’s conviction has proven to be correct.


Over the past five years, the KML has managed to involve over 5,000 students, 600 mentors, and over 2,000 citizens from 28 municipalities in Kosovo, successfully including rural areas and many ethnicities.

“We are proud to announce that KML has grown successfully and today students from more than 300 schools, from a total of 1,000 schools in Kosovo, are actively participating in our competition. In the next 5 years we expect to include more than 700 schools in our competitions, where students learn to program and command robots through play and teamwork. This competition has proved to be the best path to digitalization of the Kosovar education system and has hence a major impact on the digitalization of our society.” – said Vllaznim Xhiha, Co-Founder of the Foundation UNE E DU KOSOVEN and Foundation BONEVET

KML has successfully completed numerous projects with significant physical events over the years. Notably, the two largest national robotics competitions, held in June 2019 and July 2022, respectively, in our capital city, gathered hundreds of robotics enthusiasts for competition. The teams with the best results in 2019 represented Kosovo in the regional robotics competitions in Croatia, with the top-performing team earning a spot to represent Kosovo in the world robotics competitions in Guangzhou, China in November 2019.

In September 2022, KML managed to organize the regional robotics competitions in Prishtina for the first time, as part of the Fifth Edition of the Western Balkan Digital Summit. This event, which brought together five countries, also marks the biggest event organized by KML in the regional aspect. Moreover, in March 2022, KML successfully completed the two-year project “FRYMO”, which was executed by high school students and aimed to measure air quality in real time in 22 municipalities across Kosovo.

Apart from the successes and accomplishments, KML has faced numerous challenges during its journey. The biggest obstacle was the pandemic period, which caused all ongoing projects to be put on hold. Nevertheless, KML’s team remained enthusiastic and committed to keeping children engaged during that difficult time. Consequently, KML promptly mobilized and moved all its activities online. All training, information sessions, and workshops were conducted virtually, and KML created a new project called Scratch Explorers to keep all children participating in the robotics competition active.

KML’s five-year journey would not have been possible without the help of our numerous supporters. The KML team would like to take this opportunity to extend its sincere gratitude to all donors and partners who have supported us, as well as to all of the children and mentors who have entrusted us.

We are inspired to continue working towards achieving our goals and enhancing the quality of education in our country through digitalization.

Kosova Makers League