Home Lajmet

Category: Lajmet

Programi “Të Rinjtë në Teknologji 2.0” përmbyll me sukses dy modulet e para me mbështetjen e ProCredit Bank Kosova

Programi “Të Rinjtë në Teknologji 2.0”, i organizuar nga Kosova Makers League me mbështetjen e ProCredit Bank Kosova, po vazhdon me sukses zbatimin e aktiviteteve të parapara për fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Përmes këtij bashkëpunimi, dhjetëra nxënës të shkollave të mesme publike nga komuna të ndryshme të…

Të rinjtë e Shtimes përmbyllin me sukses programin ‘Të rinjtë në Teknologji’

Programi edukativ ”Të Rinjtë në Teknologji”, i organizuar nga Kosova Makers League me mbështetjen e KEP Trust, është përmbyllur me sukses me ekipet e shkollave të mesme nga komuna e Shtimes, duke u ofruar të rinjve mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji, programim, robotikë dhe inteligjencë artificiale.Ky program është realizuar përmes tre trajnimeve fizike,…

Intervistë me Z.Xhiha, Themeluesi i BONEVET

Një rrëfim i veçantë na pret në ‘Zë me Mirën‘, ku këtë herë i ftuar është z. Vllaznim Xhiha, një emër që rrezaton frymëzim përtej kufijve të Kosovës. Si mendja pas fondacionit BONEVET, ai ka transformuar rrënjësisht qasjen ndaj edukimit inovativ, duke u bërë udhërrëfyes për gjeneratat e reja.  Nga suksesi si shqiptari i parë…

Përfundon me sukses programi për të rinjtë e Prishtinës, ‘Të rinjtë në Teknologji’

Programi “Të rinjtë në Teknologji” është një iniciativë katërmujore edukative që ka përfshirë të rinj të moshës 15–18 vjeç nga pesë shkolla të mesme publike të Prishtinës, me synimin për të zhvilluar aftësi praktike në robotikë, inteligjencë artificiale dhe teknologji të avancuara. Programi është realizuar nga Fondacioni ‘Kosova Makers League’, me mbështetjen e sponsorit gjeneral…

Ekipet fituese të Garës së Robotikës KML Open 2025-26 përfaqësojnë Kosovën në panairin më të madh të teknologjisë dhe inovacionit, Maker Faire Rome

Ekipet fituese të edicionit të shtatë të garës së robotikës Kosova Makers League kanë përfaqësuar Kosovën në Maker Faire Rome 2025, panairin më të madh të teknologjisë dhe inovacionit në Europë. Ky panair, që zhvillohet çdo vit në Romë, mbledh krijues, shpikës dhe entuziastë të teknologjisë nga e gjithë bota për të ndarë idetë, projektet…

Kosova Makers League (KML) ka hapur aplikimet për programin edukativ “Të rinjtë në Teknologji”, për shkollat e mesme publike të Prishtinës.

Programi ‘Të rinjtë në Teknologji’, i cili nis në tetor 2025, i dedikohet nxënësve të shkollave të mesme publike të Komunës së Prishtinës dhe synon të sjellë një eksperiencë të pasur, argëtuese dhe sfiduese përmes fushave të teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Përmes këtij programi, të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë e krijojnë…

Kosova Makers League hap aplikimet për Edicionin e Tetë të Garës së Robotikës, KML Open 2025-26

Kosova Makers League (KML), organizatë që kontribuon në sistemin e arsimit përmes fuqizimit të fushës së teknologjisë dhe robotikës, ka hapur aplikimet për edicionin e tetë të Garës së Robotikës, Kosova Makers League Open. Me temën ‘Agjenti AI’, gara do të sjellë një eksperiencë argëtuese dhe sfiduese për nxënësit e institucioneve edukative nga mbarë Kosova….

Kosova Makers League dhe BONEVET Prishtina shënojnë Ditën e Vajzave në TIK – Girls in ICT 2025

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Kosova Makers League në bashkëpunim me BONEVET Prishtina dhe Karta Rinore Evropiane-Kosova organizuan eventin “Girls in ICT”, një ngjarje e veçantë që synon të frymëzojë dhe fuqizojë vajzat drejt një të ardhmeje në botën e teknologjisë. Eventi, i cili u zhvillua…