Home / Gara e Robotikës KML OPEN po vazhdon me KML Scratch Explorers, aktivitete edukative dhe argëtuese të cilat do të realizohen online për fëmijët, përmes kodimit me Scratch

Gara e Robotikës KML OPEN po vazhdon me KML Scratch Explorers, aktivitete edukative dhe argëtuese të cilat do të realizohen online për fëmijët, përmes kodimit me Scratch

KOSOVA MAKERS LEAGUE – OPEN

KML Scratch Explorers është krijuar për të bashkuar komunitetin e fëmijëve/nxënësve të ekipeve pjesëmarrëse nga Gara e Robotikës (KML OPEN) në aktivitete edukative dhe argëtuese të cilat do të realizohen online.

Duke koduar me Sratch, fëmijët mund të programojnë storie, animacione dhe lojëra të ndryshme. Andaj, përmes KML Scratch Explorers fëmijët do të imagjinojnë, të mendojnë në mënyrë kreative dhe të krijojnë projektet e tyre.

Gjatë muajit maj, stafi i KML do të ndajë një seri të temave javore të cilat zgjojnë kurreshtjen, zhvillojnë interesa dhe shkathtësi të ndryshme tek fëmijët.

Temat e paracaktuara përgjatë muajit maj, të cilat do të publikohen të hënave të çdo jave dhe për të cilat fëmijët ftohen të zhvillojnë projektet e tyre janë:

4 – 8 Maj: Udhëtimi në hapësirë;

11 – 15 Maj: Roboti im imagjinar;

18 – 22 Maj: Mbrojtja e ambientit;

25 – 29 Maj: Filmi im i preferuar.

Në fund të çdo jave, në faqen tonë zyrtare të KOSOVA MAKERS LEAGUE do të zhvillohet një koleksion i projekteve të bazuara në temën e caktuar, ku fëmijët përveqse ndajnë projektet e tyre me ne, ata do të kenë mundësi të shohin projektet dhe të mësojnë nga shokët/shoqet e tyre.

KML falënderon mentorët e ekipeve dhe prindërit e fëmijëve të cilët në mënyrë aktive kontribuojnë duke mbështetur fëmijët dhe duke `iu ofruar atyre në vazhdimësi mundësi për edukim, socializim dhe lojë.

Lajmet e fundit