Home / Intervistë me Z.Xhiha, Themeluesi i BONEVET

Intervistë me Z.Xhiha, Themeluesi i BONEVET

Një rrëfim i veçantë na pret në ‘Zë me Mirën‘, ku këtë herë i ftuar është z. Vllaznim Xhiha, një emër që rrezaton frymëzim përtej kufijve të Kosovës. Si mendja pas fondacionit BONEVET, ai ka transformuar rrënjësisht qasjen ndaj edukimit inovativ, duke u bërë udhërrëfyes për gjeneratat e reja. 

Nga suksesi si shqiptari i parë i diplomuar në ETH të Cyrihut e deri te karriera e tij e shquar si sipërmarrës, z. Xhiha shpërfaq në këtë intervistë forcën e pasionit dhe sekretet e një rrugëtimi që ndërthur suksesin akademik me kontributin e pakursyer për vendin

Qëllimi kryesor i Kosova Makers League për të krijuar një mjedis sa më pozitiv dhe të shëndetshëm për fëmijët e shkollave të vendit tonë dhe që ata të rrisin interesimin dhe entuziazmin e tyre në fushat STEAM, po arrihet tash e gjashtë vite.
 
Brenda intervistës, z. Xhiha tregon dhe një parashikim të vetin rreth rritjes së Kosova Makers League për gjashtë vitet e ardhshme.
 
Për të ndjekur intervistën, klikoni këtu.

Lajmet e fundit