KML Open
ÇKA ËSHTË KML OPEN?
Kosova Makers League (KML Open) është gara më e madhe edukative e robotikës në Kosovë, e dedikuar për institucionet edukative të cilat punojnë me nxënësit e grupmoshës 6-14 vjeç.
Gara është e ndarë në dy cikle, për ciklin e klasave “1-5” dhe “6-9”, duke mundësuar një përvojë të përshtatur moshës së pjesëmarrësve. Ekipet përbëhen nga katër nxënës dhe një mentor (mësimdhënës, prind apo vullnetar) dhe institucionet pjesëmarrëse që marrin pjesë për herë të parë pajisen me robotë edukativë. Gjuha programuese e përdorur është gjuha programuese Scratch, duke u mundësuar fëmijëve të zhvillojnë aftësitë teknike dhe të buta përfshirë këtu mendimin kritik dhe analitik, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve përmes punën ekipore.
Përmes misionit “Një robot për çdo fëmijë”, Kosova Makers League synon të krijojë një ambient të ngrohtë, gjithëpërfshirës dhe frymëzues, ku fëmijët zhvillojnë shkathtësi dhe njohuri përmes lojës.
PËRFITIMET E PJESËMARRJES
Ecuria e garës
Gara e robotikës zhvillohet në 4 raunde: 3 online dhe 1 fizik. Çdo raund ka sfida të veçanta për ciklet “1-5” dhe “6-9”, me materialet e nevojshme si instruksionet, tabelën e vlerësimit, hartën dhe rregulloren. Pikët mblidhen në çdo raund dhe ekipet fituese shpallen në bazë të rezultateve të përgjithshme.
Pajisjet teknologjike
Çdo institucion pjesëmarrës për herë të parë merr katër robotë edukativë, të cilët mbeten në pronësi të institucionit nëse përmbushen kriteret e pjesëmarrjes. Shkollat publike marrin robotët falas, ndërsa institucionet private duhet t’i financojnë vetë.
Kushtet e garës
Gara e Robotikës është e hapur për të gjitha institucionet edukative që punojnë me nxënës të grupmoshës 6-14 vjeçare. Çdo ekip duhet të përbëhet nga një mentor/e dhe katër nxënës/e. Regjistrimi për të siguruar pjesëmarrjen duhet të bëhet brenda afatit të caktuar, i cili hapet në shtator të vitit përkatës.
Aktivitete të tjera
Aplikoni për të u bërë pjesë e
Garës së Robotikës KML OPEN 2026-25
Aplikimet për Garën e Robotikës do të jeni të hapura nga data 1 tetor deri 1 nëntor 2026.
eksploruar më shumë inteligjencën artificiale.