Projektet

Projektet e organizuar nga
Kosova Makers League

Kosova Makers League realizon projekte në fushën e robotikës, përmes shpërndarjes
falas të pajisjeve teknologjike në institucionet edukative pjesëmarrëse në këto projekte.

Projektet aktive

Për fëmijët e moshave 6-14 vjeç

KML OPEN

Gara më e madhe edukative e robotikës për shkolla fillore dhe të mesme të ulta në Kosovë. KML Open ka për qëllim që fëmijët të njoftohen me hapat e parë të programimit dhe të zhvillojnë aftësitë e buta.

Për biblioteka

QYTETARI DIGJITAL

Projekt rajonal për fuqizimin e bibliotekave publike që të bëhen qendra inovacioni me pajisje teknologjike. Ky projekt ka për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive digjitale të shoqërisë.

Projektet e kaluara

Për fëmijët e moshave 15-18 vjeç

SFIDA KREATIVE

Gara e teknologjisë e cila ka për qëllim tu mësojë nxënësve të shkollave të mesme, të hartojnë dhe të krijojnë prototipe për zgjidhjen e problemeve të përditshme.

Për fëmijët e moshave 7-15 vjeç

SCRATCH EXPLORERS

Scratch Explorers ka qenë platformë me aktivitete online gjatë kohës së pandemisë. Përmes gjuhës programuese Scratch, nxënësit kanë krijuaj animacione dhe lojëra të ndryshme ndërvepruese.

Dëshironi të ndihmoni?

Kosova Makers League (KML) operon vetëm falë mbështetjes bujare të donatorëve,
andaj çdo kontribut i juaji ndihmon në vazhdimësinë e projekteve të Kosova Makers League.
Shihni ‘Ndihmo’ për më shumë informata.