Qytetari digjital
ÇKA ËSHTË QYTETARI DIGJITAL?
Projekti është nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe është i mbështetur nga Google. Në Kosovë ky projekt implementohet nga Kosova Makers League me mbështetje të BONEVET.
Projekti ‘Qytetari Digjital’ është një iniciativë që synon transformimin e bibliotekave publike në qendra digjitale të inovacionit dheedukimit teknologjik.
Përmes pajisjeve si micro:bit, Boson kits, robotëve edukativë dhe printerë 3D, projekti frymëzon të rinjtë dhe qytetarët të mësojnë, eksperimentojnë dhe zhvillojnë aftësi digjitale. KML, përmes këtij projekti, kontribuon në digjitalizimin e bibliotekave dhe promovimin e teknologjive të reja edukative.
Zbatimi i projektit
Projekti ‘Qytetari Digjital’ zbatohet në bashkëpunim me bibliotekat publike nëpër Kosovë, me qëllim që ato të shndërrohen në qendra të hapura për edukim digjital dhe inovacion.
Përzgjedhja e bibliotekave pjesëmarrëse
Pajisja e bibliotekave me teknologji të ndryshme
Trajnimi i stafit dhe i edukatorëve
Aktivitetet me komunitetin
Bibliotekat organizojnë aktivitete, punëtori praktike dhe sesione krijuese me pjesëmarrës nga komuniteti për të zhvilluar aftësi në programim, robotikë dhe inovacion digjital.
Pajisjet
Pajisjet e përfshira janë setet e micro:bit-ëve, Boson kits, 3D printer, micro:Maqueen Lite, dhe robotët edukativë mBot.
Për të u njoftuar më shumë rreth organizimeve të mëparshme të projektit ‘Qytetari Digjital’ dhe për të parë punimet e nxënësve pjesëmarrës ,shihni ‘Arkiva’.