Rreth Nesh

Kush jemi ne dhe çka është misioni ynë?

Visioni

Ne dëshirojmë që të gjithë fëmijët shkollorë në Kosovë, pavarësisht nga gjinia dhe prejardhja sociale, të jenë pjesë e komunitetit inovativ të robotikës, në mënyrë që shoqëria jonë të ecë në hap me botën moderne digjitale të së nesërmes.

Misioni

Kosova Makers League (KML) është komuniteti lider i robotikës për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, i cili organizon gara të robotikës për të rinjtë për të nxitur inovacionin, ndërtuar vetëbesimin dhe përgatitur ata për jetën.

Vlerat

Kosova Makers League (KML) u themelua duke u bazuar në tre shtylla kryesore, që janë gjithëpërfshirja, barazia gjinore dhe barazia etnike, e të cilat vazhdojnë të jenë edhe sot pikat udhërrëfyese në të gjitha projektet tona.

Historiku

Kosova Makers League u themelua me 15 shkurt të vitit 2018 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN
dhe IRIM – Croatian Makers League, si një nga projektet më të rëndësishme nën menaxhimin
e Fondacionit BONEVET Prishtina.

Unë e Du Kosovën

Fondacioni ‘UNË E DU KOSOVËN’ u themelua në vitin 2008 në Prishtinë për të promovuar zhvillimin social përmes artit, arsimit dhe sportit. Fillimisht ndihmoi familjet në nevojë, ndërsa më vonë u fokusua në projekte kulturore dhe edukative. Në 2014 themeloi BONEVET, një hapësirë për të mësuar teknologjinë, dhe në 2018 filloi projektin KosovaIdeas dhe Kosova Makers League.
Fondacioni ka mbështetur projekte si Anibar DOKU:TECH, Termokiss, Femart, TOKA, etj.

Ky fondacion udhëhiqet nga Nita dhe Vllaznim Xhiha, të përkushtuar për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë.

BONEVET është një institucion i edukimit joformal i themeluar në 2014 në Gjakovë nga Fondacioni ‘UNË E DU KOSOVËN’. Qëllimi i tij është të inkurajojë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre përmes lojës dhe teknologjisë.

Pas suksesit të BONEVET Gjakova, janë themeluar qendra të tjera në Prishtinë, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë dhe Pejë. Organizata synon të pajisë të rinjtë me aftësitë e nevojshme për sfidat e shekullit XXI, duke i ndihmuar ata të bëhen profesionistë të suksesshëm, ndërmarrës krijues dhe udhëheqës të ardhshëm në Kosovë.

IRIM Croatian Makers është një iniciativë e rëndësishme e nisur nga Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovativitetit (IRIM) në Kroaci, e cila tashmë është një nga programet më të mëdha jashtëkurrikulare në BE, duke angazhuar më shumë se 350 mijë fëmijë në Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Kosovë. Misioni i IRIM është të fuqizojë fëmijët në STEAM përmes programeve inovative, si Liga e Robotikës dhe projekti STEM Revolution, të cilat i aftësojnë nxënësit në kodim dhe robotikë.

Kjo lëvizje ka ndihmuar në krijimin e Kosova Makers League, e cila u frymëzua nga eksperienca dhe modeli i suksesit të Croatian Makers.

Njihuni me ekipin e Kosova Makers League

Ekipi i KML përbëhet nga individë të përkushtuar dhe plot pasion, që sjellin energji pozitive, kreativitet
dhe profesionalizëm. Dedikimi dhe puna e tyre janë çelësi i suksesit të vazhdueshëm të KML.

Dëshironi të bashkangjiteni?

Kosova Makers League (KML) funksionon falë përkushtimit të stafit dhe kontributit
të palodhshëm të vullnetarëve, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të saj.
Klikoni “Përfshihu” për të mësuar më shumë rreth roleve të hapura në Kosova Makers League.