Scratch Explorers
Çka është Scratch Explorers?
KML Scratch Explorers ka qenë platforma e aktiviteteve virtuale të organizuara pëgjatë muajve Maj & Qershor 2020 në kohën e pandemisë.
Qëllim i aktiviteteve në KML Scratch Explorers ka qenë i formatit edukues dhe argëtues. Fëmijët përgjatë dy muajve, duke koduar me gjuhën programuese Scratch, kanë pasur mundësi të krijojnë dhe ndajnë projektet e tyre, të tilla si storie të animuara, lojëra interaktive dhe lojëra të ndryshme.
Përgjatë procesit të krijimit të projekteve të tyre, fëmijët kanë zhvilluar aftësi për të realizuar një ide të tyre nga fillimi deri në fund, kanë pasur mundësi të zhvillojnë të menduarit kritik, kreativitetin e tyre, komunikimin, shkathtësitë e bashkëpunimit dhe zgjedhjes së problemeve.
Përderisa Scratch është një gjuhë programimi viuzele, përdorimi i blloqeve të kodimit ju ka mundësuar fëmijëve të imagjinojnë, kriojnë dhe ndajnë një larmi të mahnitshme projektesh.
Për fëmijët e moshave 6-14 vjeç
Zbatimi i projektit
Në aktivitetet e KML Scratch Explorers janë përfshirë fëmijë të grupmoshave të ndryshme (7-15 vjeç), të cilëve në tetë javët e muajit maj&qershor u janë prezentuar tema të ndryshme, në të cilët fëmijët kanë kanë krijuar projektet e tyre dhe kanë ndjekur kuizet javore.
Për fëmijët e moshave 6-14 vjeç
Rezultatet e projektit
Tri projektet më të mira javore të zgjedhura përmes votimit nga fëmijët, janë shpërblyer me nga një libër nga Kosova Makers League. Përmbajtja e këtyre librave ka zgjeruar njohurinë e fëmijëve në fushën e kodimit dhe gjuhëve programuese.
Për të u njoftuar më shumë rreth organizimeve të mëparshme të projektit ‘Qytetari Digjital’ dhe për të parë punimet e nxënësve pjesëmarrës ,shihni ‘Arkiva’.