CKA ËSHTË SFIDA KREATIVE
Kosova Makers League gjatë vitit 2019 ka lansuar divizionin e garës për shkollat e mesme i cili quhet “KML Sfida Kreative”.
Kjo ligë është e dizajnuar për klasat 10 dhe 11 të shkollave të mesme, si dhe përdorë pajisje teknologjike si Arduino Kit dhe Sensor Kit.
Nxënësit do të hartojnë dhe do të bëjnë prototipe të zgjidhjeve për problemet e përditshme duke kombinuar forma të ndryshme inovative dhe teknologjike. Ekipet kalojnë në disa faza për të mbrrirë në produktin final.
Mentor mund të jetë kushdo nga stafi i shkollës, prindërit, apo profesionistët e jashtëm që shprehin vullnetin të punojnë me ekipin garues.
SI TË APLIKONI?
Të gjitha shkollat e mesme publike, profesionale dhe private në Kosovë, si dhe qendrat që punojnë me të rinjë mund të aplikojnë.
Aplikimi bëhet online, përmes faqes zyrtare. Secila shkollë duhet të formojë një ekip të përbërë nga 4 nxënës, pjesëmarrës të klasave 10 ose 11 dhe 1 mentor.
SI DO I MERRNI PAJISJET TUAJ?
Çdo ekip, pjesëmarrës në garë do të pajiset me nga 5 komplete Arduino Kit dhe me nga 2 komplete Sensor Kit të cilat do të shpërndahen paraprakisht.
Shkollat apo institucionet tjera private për të cilat shkollimi është me pagesë, duhet që pajisjet e nevojshme për pjesëmarrje në ligë t’i vetë financojnë.
ORGANIZIMI I GARËS
Nxënësit do të hartojnë dhe do të bëjnë prototipe të zgjidhjeve për problemet e përditshme duke kombinuar forma të ndryshme inovative dhe teknologjike. Ekipet kalojnë në disa faza për të mbrrirë në produktin final.
Nënësit gjatë vitit shkollor i futen procesit të krijimit në objektet e shkollës, gjithmonë duke pasur mundësinë për të punuar me pajisje të tjera që gjinden ne hapësirat e BONEVET.
Në përfundim të procesit secili ekip prezanton para një jurie profesionale produktin final.
Më poshtë janë paraqitur shpërndarja e ekipeve në bazë të komunave në Republikën e Kosovës