Ballina

Garat më të mëdha të robotikës
dhe të teknologjisë në Kosovë

Teknologji
dhe inovacion

Projekte inovative dhe punëtori për fëmijë dhe të rinj

Kosova Makers League (KML) është një organizatë joqeveritare që promovon edukimin në fushat e
STEAM përmes projekteve të robotikës dhe aktiviteteve inovative. Kosova Makers League ofron një platformë
unike ku nxënësit zhvillojnë aftësi në programim, zgjidhje të problemeve dhe punë ekipore.

KML deri tani ka angazhuar

nxënës
10980 +
institucione edukative
480 +
mentorë
880 +
pajisje
3780 +
komuna
24
Ne besojmë se çdo fëmijë ka potencialin për të qenë një shpikës dhe inovator, ndaj përmes garave të robotikës dhe aktiviteteve STEAM, u japim mundësinë të mësojnë duke eksploruar, eksperimentuar dhe argëtuar.
Për fëmijët e moshave 6-14 vjeç

KML OPEN

Gara më e madhe edukative e robotikës për shkolla fillore dhe të mesme të ulta në Kosovë. KML Open ka për qëllim që fëmijët të njoftohen me hapat e parë të programimit dhe të zhvillojnë aftësitë e buta.
Për të rinjtë e moshave 15-18 vjeç

SFIDA KREATIVE

Gara e teknologjisë e cila ka për qëllim tu mësojë nxënësve të shkollave të mesme, të hartojnë dhe të krijojnë prototipe për zgjidhjen e problemeve të përditshme.
Për bibliotekat publike të kosovës

QYTETARI DIGJITAL

Projekt rajonal për fuqizimin e bibliotekave publike që të bëhen qendra inovacioni me pajisje teknologjike. Ky projekt ka për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive digjitale të shoqërisë.
Për fëmijët e moshave 6-14 vjeç

SCRATCH EXPLORERS

Scratch Explorers ka qenë platformë me aktivitete online gjatë kohës së pandemisë. Përmes gjuhës programuese Scratch, nxënësit kanë krijuaj animacione dhe lojëra të ndryshme ndërvepruese.

Publikimet dhe lajmet e fundit

Donatorët dhe partnerët tanë